Përgjimet/ “Do marrin gjakun te mu”, i biri i Përparimit ka frikë. Vajza: Ta vrasin atë në burg, jo ty

Shqipëria

Përgjimet/ “Do marrin gjakun te mu”, i biri i Përparimit ka frikë. Vajza: Ta vrasin atë në burg, jo ty

Më: 5 janar 2021 Në ora: 16:23
Kristo Tela dhe Anxhela

Vrasja e dyfishtë të ndodhur më 31 dhjetor në shtëpinë e Zhaneta dhe Pranvera Metanit nga Përparim Tela ka shkaktuar tronditje në dy familjet që duket se kishin lidhje të hershme mes tyre. Përparim Tela (Ademi) kishte lidhje intime me dy motrat Metani dhe kjo ishte pranuar nga gruaja zyrtare e Përparimit, si dhe fëmijët kanë pasur lidhjet e tyre, njiheshin dhe ishin miq.

Vrasja ka tronditur familjet, por i biri i Përparimit, Kristo ka frikën se mos i marrin hak familjarët e Metanit, duke ia marrë gjakun. Në vrasjen e dy motrave, Përparimi mësohet se ka plagosur edhe nipin  tij, Kastriotin, të cilin e mori me vete dhe përdori me karrem për të hapur derën e shtëpisë në banesën e dy viktimave.

Në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel u bënë të ditura disa audio përgjime që tregonin bisedat mes autorit të krimit Përparim Tela dhe një prej viktimave të tij pak ditë para vrasjes së dyfishtë. Në këtë pjesë të përgjimit, i biri i Përparimit duke folur në telefon me vajzën e Kristinës që u vra, i shpreh frikën se mund ta vrasin duke i marrë hak si për gjakmarrje. Por vajza e qetëson, duke i thënë se po të jetë për ta vrarë duhet të vritet Përparimi, përgjegjësi i kësaj tragjedie.

Pjesë nga përgjimi

Kristo: Nuk e di. Ata do të marrim gjak te unë, nuk do të ma falin

Anxhela: Jo, asnjëherë në botë, nuk do të marrin gjak. Nuk lahet gjaku me gjak.

Kristo: Nuk e di!

Anxhela: Atë mos ta lejnë gjallë në burg, ta vrasin atje. Ama tek ti jo, se je i pafajshëm! Oh moj zemra ime ki kujdes! Hap sytë të lutem se nuk i dihet se edhe tek ty kam merakun e madh. Pse më Kristo pse e latë pse doli nga shtëpia ai?

Kristo: As vetë nuk e di se si dola ai.

Anxhela: Ah më Kristo çfarë po përjetoj, po dridhem, kam nevojë për psikologë. Më duket se do të më lejnë në tokë, nuk e di se çfarë do të bëjmë me mua. Të vij të rrijë aty me ju, apo do të vish në Elbasan?

Kristo: Po eja. Unë nuk vij, veç më vra mua në Elbasan pastaj mua atje po shkova në varrim

Anxhela: Po jo më Kristo çfarë thua edhe ti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat