Identifikimi biometrik në zgjedhjet e 25 Prillit/ Zbulohet kompania dhe oferta për KQZ-në

Shqipëria

Identifikimi biometrik në zgjedhjet e 25 Prillit/ Zbulohet kompania dhe oferta për KQZ-në

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Zbulohet kompania dhe oferta për KQZ-në.

Zbulohet kompania që iu përgjigj kërkesës së KQZpër vlerësimin mbi kostot e përdorimit të sistemit të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve, në zgjedhjet e 25 prillit .

“ABC” mëson se e vetmja kompani e cila i është ofruar KQZ për tenderin e pajisjeve për identifikimin biometrik të votuesve është SMARTMATIC WORLDWIDE HEADQUARTERS. Ajo ka ofruar paraprakisht kosto projekti  20.723.000$.

Gjithashtu mësohet se kompania me bazë në Angli, ka profil specifik që prej vitit 2000 për prodhimin e sistemeve të votës elektronike, të përdorura në vende, si Estoni, Filipine, etj, si dhe në përdorimin e kësaj teknologjie në primaret Presidenciale Republikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat