Identifikimi biometrik në limite, përgjigjet vetëm kompania Smartmatic me një ofertë 16 mln euro pa TVSH

Shqipëria

Identifikimi biometrik në limite, përgjigjet vetëm kompania Smartmatic me një ofertë 16 mln euro pa TVSH

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:21
Lealba Pelinku

Një kompani e vetme i ka kthyer përgjigje komisionit qendror të zgjedhjeve për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit edhe pse në garë janë thirrur 6 subjekte. Për pajisjet e teknologjisë për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor, Smartmatic është ofruar me një fond rreth 16 mln euro pa TVSH. Fakti që në garë është vetëm një ofrues nuk përbën problem ligjor për nënkomisioneren e KQZ, Lealba Pelinku.

Pelinku: Ligji për prokurimin publik e njeh si të suksesshme procedurën dhe me një ofertues të vetëm. Kështu që ky nuk përbën problem. Komisioni i vlerësimit të ofertave do të shqyrtojë kualifikimin e kompanisë. Pra kjo kompani përmbush apo jo kriteret e vendosura, besoj javës që vjen duhet të kemi fituesen

Kompania smartmatic ka eksperiencë në disa shtete për sa i përket sistemeve të votimeve elektronike. Madje në 2019, i shërbeu edhe PS për pilotimin e votimit elektronik të anëtareve të rinj të asamblesë në njësinë 8 në Tiranë. Por ky fakt sipas Pelinkut nuk duhet paragjykuar nga politika.

Pelinku: Është një kompani private dhe nuk ka pse të paragjykohet lidhur me këtë

Jashtë kamerave nën komisioneria shprehet se nëse kompania smartmatic nuk i ka plotësuar kriteret ligjore, atëherë rrezikohet seriozisht procesi i identifikimit biometrik në 25 prill, pasi nuk ka kohë për t’a nisur procesin nga fillimi.

Ndërsa për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik për 20% të zgjedhësve në 25 prill do të hapet një tjetër procedurë tenderimi.

Pelinku: E sigurt është që është procedurë më vete. Pra do të jetë një projekt i cili nuk afekton si në të mirë dhe në të keqe projektin e identifikimit elektronik

KQZ i ka kërkuar partive politike që të sjellin propozimet e tyre për zonat se ku do të caktohet pilotimi elektroni, kërkesë që ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat