Policia greke operacione blic për gjetjen e 19-vjeçares shqiptare

Shqipëria

Policia greke operacione blic për gjetjen e 19-vjeçares shqiptare

Më: 6 janar 2021 Në ora: 16:07
Artemis Vasili

Policia greke ka kryer disa operacione sekrete për gjetjen e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili, e cila u zhduk në tetor të vitit të shkuar në Koropi.

Mediat greke bëjnë me dije se forcat e policisë kanë kontrolluar tre vende, për të cilat kishin informacione se mbahej shqiptarja. Më herët, u raportua se vajza mbahej pa dëshirën e saj nga dy meshkuj në një prej zonave të Athinës.

Vendi i parë i kontrolluar ishte një klinikë private, ku pati informacione se ishte parë një vajzë që i ngjante shqiptares. Pa rezultat, forcat e policisë greke i janë drejtuar një shtëpie publike në qendër të Athinës. Blutë nuk treguan shkakun e kontrollit, por shkuan atje duke thënë se po verifikonin nëse po respektoheshin apo jo masat anti-Covid.

Policia kontrolloi të gjitha dhomat dhe ambientet për të parë nëse gjendej apo jo e reja shqiptare sipas informacioneve që kishte marrë. Për fat të keq, Artemis nuk u gjet as aty.

Më pas, policia greke kreu edhe një kontroll në një shtëpi në Athinë ku po ashtu kishte të dhëna se fshihej vajza shqiptare, por edhe ky operacion ishte i pasuksesshëm.

Artemis Vasili u zhduk në 16 tetor në Koropi. Kamerat e sigurisë kapën momente kur ajo kaloi në një stacion autobusësh, por deri më tani nuk ka asnjë informacion tjetër për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat