“S’bëhemi palë në shkelje”, Debati për projektin Vlorë-Orikum/ Panariti: Plotësoni kushtet dhe kërkesa do shqyrtohet

Shqipëria

“S’bëhemi palë në shkelje”, Debati për projektin Vlorë-Orikum/ Panariti: Plotësoni kushtet dhe kërkesa do shqyrtohet

Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:03
Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti

Drejtori i Kabinetit të Presidentit të Republikës, Edmond Panariti ka reaguar në emër të presidentit Ilir Meta pas deklaratës së ministres së Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, për debatin e projektit Vlorë-Orikum.

Ai tha se kryeministri Edi Rama dhe ministrja Denaj duhet të rregullojnë defektet dhe të marrin masat për procedurat e projektit,  duke mohuar çdo gabim të mundshëm. Panariti i bën thirrje që të reflektojë dhe të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës.

Ai thekson se në fillim duhet të përmbushen kushtet dhe më pas do e shqyrtojë kërkesën, duke  theksuar se nuk mund të bëhet palë në shkelje të ligjit.

“Shkresat negociohen para se te nënshkruhen. Nëse ministrja nuk e kupton se ku qëndron antikushtetutshmëria presidenti i ka kujtuar nevojën e përmbushjes së detyrimeve që prej muajit shtator. Ajo kishte 3 muaj kohë të reflektonte e të përmbushje ato që kërkoheshin. I bëjmë thirrje të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe të mos vonojë investimet në qarkun e Vlorës. T’i përmbushë dhe presidenti do ta shqyrtojë këtë kërkesë. I kujtojmë ministres se presidenti nuk mund të bëhet palë në shkelje. Sa për precedent duket sikur se keni lexuar për lëshimin e marrëveshjes. Ku presidenti ka dorëzuar marrëveshjen e huasë nga ana e BE-së. Presidenti i Republikës shprehimisht ka kërkuar që lëshimi i plotfuqisë të bëhet. Presidenti i ka kërkuar kryeministrit dhe ministres që të marrë të gjitha masat për të metat proceduriale të praktikës si dhe të shmangë përsëritjen e defekteve në të ardhmen. Ajo do që të kapë presidentin në faj. Është marrëveshje shtesë e marrëveshjes së ratifikuar në vitin 2016. Marrëveshja përcaktonte se marrëveshja e huasë së parë do të ishte të fuqi. Presidenti nuk gabon dhe respekton kushtetutën dhe ligjin. Presidenti ka autorizuar nënshkrimin, e cila as nuk është zgjidhur. I bëjmë thirrje të përmbushin sa më parë detyrimet që i ofron kushtetuta për të mos cenuar kredibilitetin e  Shqipërisë në lidhje me partnerët e saj ndërkombëtarë”, tha Panariti.

Projekti Vlorë-Orikum ka krijuar një valë debatesh mes presidentit Meta, kryeministrit Rama dhe ministres Denaj.

Presidenti një ditë më parë akuzoi se qeveria kishte shkelur ligjin dhe kushtetutën duke negociuar një hua kredie pa marrë më parë lejen nga kreu i shtetit.

Sipas ministres, presidenti Meta është informuar me dy shkresa mbi ndryshimet e kërkuara të marrëveshjes, duke theksuar që nuk bëhet fjalë për një hua të re, por vetëm për një ndryshim objekti, duke theksuar se ai gaboi.

Kujtojmë se marrëveshja për financimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së Lumit të Vlorës u nënshkrua në mars të 2016-ës me një vlerë prej 30 milionë dollarësh dhe parashikonte ndërtimin e rrugës që fillon nga by-pass-i i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo, si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – superstrada Levan – Tepelenë.

Pjesa tjetër e financimit do të mbulohej nga buxheti i shtetit për TVSH-në, dhe nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, në vlerën 42 milionë dollarë.

Pjesa e dytë e kësaj rruge do të rehabilitohej me kredinë e Fondit Saudit për Zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat