Universitetet ''mësim online'', Mira Rakacolli: Zgjidhja më e mirë për situatën që kemi

Shqipëria

Universitetet ''mësim online'', Mira Rakacolli: Zgjidhja më e mirë për situatën që kemi

Më: 6 janar 2021 Në ora: 20:01
Mira Rakacolli

Mira Rakacolli, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, sqaroi në një intervistë për Euronews Albania, se vendimi për të vijuar në distancë mësimin në universitete “ishte zgjidhja më e mirë” kjo duke parë situatën e pandemisë.

Në një ndërhyrje në studio gjatë një interviste mes profesoreshës Lili Sula dhe gazetares Bruna Çifligu, Rakacolli tha se shumica e anëtarëve të Komitetit Teknik janë vetë pedagogë mirëpo përpara çështjes së mësimdhënies kanë si prioritet sigurimin e shëndetit të popullatës. Ajo vijoi se vendimi ka qenë unanim.

“Vazhdimi për mësimin online u mor në mënyrë unanime nga të gjithë anëtarët e Komitetit të Ekspertëve duke menduar se kjo ishte zgjidhja më e drejtë,” – tha zëvendësministrja Rakacolli duke shtuar se kjo nuk është një risi shqiptare, por një masë e ndërmarrë edhe më gjerë në vendet e tjera.

“Situata epidemiologjike dhe tendenca e saj duket në të paktën dy javë, këto dy javë, java 52-53 krahasuar me dy javët e shkuar ka pasur një tendencë në ulje të incidencës nga rreth 250 në rreth 220, por është një rënie e lehtë dhe duhet parë këto dy javë nëse do të konfirmohet në rënie, apo nuk është kështu,” – tha më tej Rakacolli.

Zëvendësministrja tha se marrja e masave për pandeminë nuk bëhet me parashikime por bëhet duke analizuar një sërë faktorësh të situatës epidemiologjike si numri i rasteve të reja me infektime, numri i të shtruarve në spitale, viktimave, hetimeve epidemiologjike dhe arsyet e shtimeve të rasteve.

Ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi se universitetet të vazhdojë edhe për një periudhë dy javore online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat