Koronavirusi, Alimehmeti: Jemi ende larg fundit, pjesa më e rrezikshme e malit është zbritja

Shqipëria

Koronavirusi, Alimehmeti: Jemi ende larg fundit, pjesa më e rrezikshme e malit është zbritja

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:19
Ilir Alimehmeti

Edhe pse shifrat e infeksioneve me koronavirus shënuan një rënie ditët e fundit, epidemiologu Ilir Alimehmeti, thotë se jemi ende larg fundit.

I ftuar në Rtv Ora, Alimehmeti  thotë se pjesa më e rrezikshme e ngjitjes së një mali është zbritja.

Alimehmeti: Pjesa më e rrezikshme e ngjitjes së një mali është zbritja, aty ndodhin më shumë aksidente. Në momentin që shohim rënie të kurbës duket sikur mbaroi gjithçka. Jo nuk kemi arritur në fund, jemi akoma lart. Duhet kujdes sepse ky është një moment ku gjërat mund të përkeqësohen shumë shpejt. Kemi janar-shkurtin përpara. Dimri i vërtet akoma nuk ka ardhur, kështu që duhet të marrim parasysh edhe këtë fakt. Janë në rënie, janë pozitive por janë gjithmonë situata e rreth 2-3 javëve në parë.

Sa i takon vaksinës, ai thotë se do të ishte mirë që të mund të imunizoheshin grupet e riskut.

Alimehmeti: Pritet që në janar të vijnë 10 mijë doza, 30 mijë në shkurt dhe pastaj nuk është e qartë, sipas kalendarit. 48% e vdekjeve është mbi 70 vjeç pavarësisht se janë më pak të infektuar se popullata më e re. Bën sens të kalojmë nga mosha më e lartë te mosha më e ulët. Kjo bëhet edhe duke nisur nga numri i vaksinave që do të vijnë. Deri në 50 vjeç është e këshillueshme sepse vëmë re se mbi 50 vjeç Covidi ka një vdekshmëri më të lartë se gripi sezonal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat