Largimi i të rinjve/ Basha akuza Ramës: Ne do të kthejmë në vend shpresën

Shqipëria

Largimi i të rinjve/ Basha akuza Ramës: Ne do të kthejmë në vend shpresën

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:18
Edi Rama dhe Lulzim Basha

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar sot sërish një video, me anë të së cilës akuzon kryeministrin Rama se është shkaktar për largimin e të rinjve nga Shqipëri.

“Për shkak të Ramës, të rinjtë tanë po largohen nga Shqipëria. Është koha ta largojmë Ramën dhe t’u rikthejmë shqiptarëve shpresën”, shkruan Basha në Facebook.

Ndërsa në videon e publikuar nga kreu i demokratëve thuhet: “Ne kemi përjetuar një katastrofë kombëtare. 500 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin gjatë qeverisë së Ramës. 500 mijë shqiptarë humbën besimin dhe hoqën dorë nga shpresa

Politikat e Ramës bënë që brezat tanë të ardhshëm të zhduken dhe as që e ka ndermet t’i kthejë sërish

Këta njerëz kanë marrë vendime të vështira. Kanë lënë pas të dashurit dhe tokën e tyre. Ja sa keq e ka qeverisur Rama vendin tonë ai është katastrofa jonë kombëtare.

Ne do të sjellim punë e mundësi të reja. Ne do të kthejmë në këtë vend shpresën dhe ata që janë larguar prej tij.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat