Rama injoron komentet për Erdoganin, e nis ditën si zakonisht

Shqipëria

Rama injoron komentet për Erdoganin, e nis ditën si zakonisht

Më: 7 janar 2021 Në ora: 09:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të injorojë komentet që shpërthyen ditën e djeshme për të dhe Erdoganin, ndërsa e ka nisur mëngjesin me një postim të zakonshëm.

Ai ka njoftuar se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite.

Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…

Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat