Zjarr në ambientet e një rrobaqepësie në Tiranë

Shqipëria

Zjarr në ambientet e një rrobaqepësie në Tiranë

Më: 7 janar 2021 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Një ambient i pështatur për rrobaqepsi është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë ambasadës amerikane në "Rrugën e Elbasanit", në kryeqytet, ku ambienti i biznesit ndodhej në katin e parë të një pallati.

Raportohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale dhe jo persona të lënduar. Ndërkohë zjarrëfiksësja dhe policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për evakuimin e banorëve.

"Më datë 07.01.2021, rreth orës 11:00, në rrugën “Budi”, ka rënë zjarr në rrobaqepsinë e shtetasit E. Sh., 37 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e forcave zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", – thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat