“Ajo që u pa ishte shokuese”, gazetari i njohur komenton protestat në SHBA: Nuk mund të tronditet...

Shqipëria

“Ajo që u pa ishte shokuese”, gazetari i njohur komenton protestat në SHBA: Nuk mund të tronditet...

Më: 7 janar 2021 Në ora: 13:51
Mentor Kikia

Një ditë më parë mbështetësit e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mësynë në Kongres dhe u përplasën me policinë në një përpjekje për të ndaluar çerfikimin e fitores së Joe Biden.

Madje mediat amerikane kanë shkruar se kanë mbetur 4 persona të vdekur dhe dhjetëra të arrestuar, nga kjo ngjarje e pazakontë në SHBA.

Kjo ngjarje u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku gazetari i njohur Mentor Kikia u shpreh se “ajo që u pa në SHBA ishte e papritur dhe shokuese”.

“Ajo që u pa ishte vërtetë e papritur, shokuese, e kjo për faktin se për ne Amerika është shteti model i zbatimit të ligjit, i kundërshtarit politik që uron palën fituese. Amerika është shteti model i ceremonive madhështore të përurimit të presidentit të ri”, tha Kikia.

Gazetari i njohur shtoi se “nga këtu ku jemi ne nuk e dimë a ka të drejtë Trump apo jo, por ka shumë njerëz që kanë shpallur një lloj zemërate”.

“Shtetet e Bashkuara kanë një demokraci tradicionale, e instaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ishte pikërisht kjo që bëri që njerëzit të habiteshin. Ca njerëz që ndodheshin në rrugë, befas ishin brenda në ndërtesën ikonike amerikane, Capitol”, tha Kikia.

Më pas gazetari shtoi se “një demokraci me themele kaq të forta, nuk mund të tronditet aspak nga kjo ngjarje, e cila thjesht do të regjistrohet si një icident i vogël”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat