U arrestua për kokainë, lirohet 50-vjeçarja nga Lezha

Shqipëria

U arrestua për kokainë, lirohet 50-vjeçarja nga Lezha

Më: 7 janar 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

 

Një 50-vjeçare e arrestuar rreth dy muaj më parë nga policia pas pretendimit se në servisin e përshtatur si banesë u gjet 1.2 kg kokainë, është liruar nga paraburgimi. Burime bëjnë me dije se vendimi për lirimin e Vera Prekës ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë, pasi nga hetimet ka rezultuar se lënda e gjetur nuk ishte kokainë.

Nga ekspertimi dhe ekzaminimet që janë kryer nga grupi hetimor ka rezultuar se materiali i gjetur lavatriçen në dhomën ku jetonte Preka është lidokainë, lëndë e cila nuk gjendet e në tabelën e lëndëve narkotike të ndaluara me ligj. Në kërkim ishte shpallur ish-bashkëshorti i saj Dode Markvukaj 52 vjeç i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergji Figuri se gjatë marrjes në pyetje Vera Preka ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni se në lavatriçen e saj kishte lëndë narkotike. Mbetet për t’u parë përse janë dashur dy muaj deri në verifikimin e kësaj lënde e cila vetëm sot ka sjellë lirimin e 50-vjeçares nga qelia e paraburgimit.

Por çfarë është lidokaina: Lidokadina bën pjesë në grupin e medikamenteve që përdoren për anestezi lokale. Ajo ul përshkueshmërinë e membranës së qelizave nervore për jonet Na+ dhe lidhet në mënyrë konkurruese me kalçiumin. Ajo frenon lindjen dhe përçimin e impulsit në të gjitha llojet e fijeve nervore-ndijimore, motorike dhe autonome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat