Pakica serbo-malazeze kërkesa për shtetin shqiptar: Arsimim në shkolla dhe përfaqësim

Shqipëria

Pakica serbo-malazeze kërkesa për shtetin shqiptar: Arsimim në shkolla dhe përfaqësim

Më: 7 janar 2021 Në ora: 16:29
Pakica serbo-malazeze në Shqipëri

Arsimimi në gjuhën e tyre në shkolla dhe përfaqësim në pushtetin vendor janë kërkesat e pakicës serbo-malazeze për qeverinë shqiptare. Këtë 7 Janar, komuniteti që kryesisht banon në Shkodër, festoi Krishtlindjen sipas kalendarit Julian.

Pakica serbo-malazeze në Shqipëri kërkon zgjidhjen e çështjes së arsimimit në shkolla për këtë minoritet si dhe përfaqësimin, një të drejtë që sipas kryetarit të shoqatës ‘Rozafa – Moraça’,  Pavlo Janko, e kanë patur përpara viteve ’90.

“Arsimi në gjuhën tonë  përfaqësueshmëria në kuptimin lokal dhe qëndror. Në kohën e Enver Hoxhës, pa ligj, pakica jonë ka qenë e përfaqësuar.”

Minoriteti ortodoks serbo-malazez kremtoi këtë 7 janar, meshën e Krishtlindjes sipas kalendarit Julian.

Ceremonia në qarkun e Shkodres është mbajtur në fshatin Vrakë, në kishën e “Shen Trinise”, aty ku prej vitesh është i vendosur ky komunitet.

Mesha si çdo vit u mbajt në gjuhën malazeze, ku besimtarëve ju kërkua respektimi i rregullave anti-Covid.

Kleriku malazez zgjodhi të mos flasë për mediat, ndërsa urimin e bëri at Ivan Popaj, që shërben në kishën Ortodokse të Shqipërisë.

“U urojmë të gjithë besimtarëve të zonave rreth Shkodrës që janë pakicë serbo-malazeze, gëzuar për shumë vjet, një vit i mbarë, shpresë dhe dashuri!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat