Pneumologu: “Kanë thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë, por nuk është kështu!” Ja çfarë ka konstatuar!

Shqipëria

Pneumologu: “Kanë thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë, por nuk është kështu!” Ja çfarë ka konstatuar!

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:13
Adrian Jorgji

Prej nisjes së pandemisë e deri tani ekspertët dhe studimet kanë treguar se mosha më e prekur nga Covid-19 është mosha e tretë dhe më pak më e prekur janë fëmijët dhe adoleshentët. Mirëpo, fatkeqësisht kjo teori po rrëzohet poshtë me kalimin e kohës. Ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve, gjatë një konference për shtyp, ngriti alarmin për rritje të numrit të të rinjve me Covid-19 ndërsa paralajmëroi shtim të rasteve të reja në fund të  muajit janar.

Së fundmi, mjeku pneumolog, Adrian Jorgji, ka treguar për Abc News se ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë pacientë pa mbushur 20 vjeç.

“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i  referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion ishte 39-vjeç”, sqaron ai.

Sipas tij, specialistët në botë flasin për një valë të tretë të koronavirusit në muajin mars.

“Bota flet për një valë të tretë diku nga marsi. Koronavirusi nuk ka ndryshuar, intensiteti është i njëjtë po ashtu edhe prurja e rasteve është e njëjtë. Thuhet se Covid lë dëmtime shumë të mëdha, nga praktika ike e përditshme që tashmë u bë një vit, dëshmoj që koronavirusi shërohet. Jam shumë i kujdesshëm për këtë që them, po vihen re me një afat kohor 2-3-4 muaj post Covid, infarkte që nuk kanë karakteristika risku për këto probleme. Ky është një konstatim, akoma nuk ka analiza.

Në 100 mijë banorë të testuar për Covid 19  dy javët fundit sipas Institutit të Shëndetit Publik 227 kanë rezultuar pozitiv. 18% e  të infektuarve i përkasin grupmoshës 24 deri në 34 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat