Vendimi i KSHZ/ Ja si ndahet anëtari i 7 në KZAZ, kur propozon PD dhe kur PS

Shqipëria

Vendimi i KSHZ/ Ja si ndahet anëtari i 7 në KZAZ, kur propozon PD dhe kur PS

Më: 7 janar 2021 Në ora: 19:13
Foto Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është mbledhur në mbrëmje për të përcaktuar se cila parti do të përcaktojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në bazë të votimit, PD do të propozojë anëtarin e 7-të të KZAZ-ve të renditura tek, dhe PS anëtarin e 7-të në KZAZ-ve me numër çift.

Njoftimi mbledhjes.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjir nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:

 1. “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partisë që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-së në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”. 

Sipas rezultatit të shortit, Partia Demkoratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek, ndërsa Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër çift.

2. “Për  miratimin e formatit dhe specifikimeve të vulës  të KZAZ, të vulës së KQV, vulës së kryetarit të KQV  dhe të vulës rezervë të KQV, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

3.  “Për miratimin e modeleve dhe specifikimeve të shenjave dalluese të logjistikës zgjedhore për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat