Përjashtohet nga hetimet pistoleta e gjetur pas vrasjes së Rashës

Shqipëria

Përjashtohet nga hetimet pistoleta e gjetur pas vrasjes së Rashës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 08:50
Klodian Rasha

Arma e gjetur rreth 80 metër larg vendit ku u vra Klodian Rasha, nuk ka lidhje me 25-vjeçarin dhe as me policin Nevaldo Hajdaraj.

Ky është konkluzioni i laboratorit kriminalistik që nuk ka gjetur asnjë gjurmë në këtë pistoletë, ndaj ajo nuk është dërguar për ekspertim të detajuar as jashtë Shqipërisë.

Mëngjesin e 8 Dhjetorit, polici Nevaldo Hajdaraj qëlloi Klodian Rashën, duke i shkaktuar vdekjen. Policia tha se gjeti edhe një armë në zonë, por që rezulton pa gjurmë gishtash dhe ndaj prokuroria thotë se nuk mund ta bëjë pjesë të procesit.

Kjo armë do të veçohet nga çështja, pasi nuk rezulton se ka prova apo indicie që e ka pasur më parë viktima, apo ndonjë person tjetër i përfshirë në ngjarje.

Prokuroria është drejt mbylljes së hetimeve për Klodian Rashën dhe pritet t’i komunikojë akuzën zyrtare ish-policit të Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj. Akuza sipas burimeve mund të ndryshojë në vrasje me dashje, duke e rënduar pozitën e Hajdaraj. Gjithashtu prokuroria ka arritur në konkluzionin se Klodian Rasha dhe polici nuk kanë pasur asnjë njohje më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat