Ironia me ‘negociatorin’ Rama: Japim edhe 12 milje veç të pajtohet turku me grekun

Shqipëria

Ironia me ‘negociatorin’ Rama: Japim edhe 12 milje veç të pajtohet turku me grekun

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:41
Pamje nga takimi

Enturazhi mediatik i kryeministrit Edi Rama ka hedhur këto ditë tezën se kreu i qeverisë shqiptare ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes sherrit Turqi-Greqi.

Sipas tyre, kjo është arsyeja e vizitave të njëpasnjëshme në Athinë dhe Ankara. Ndërkohë zyrtarisht qeveria nuk e ka konfirmuar një mision të tillë të Edi Ramës.

Aktivisti Genc Sejko, në një reagim në Facebook ka ironizuar shfaqen e Edi Ramës si paqtuesi i sherreve ballkanike, duke kujtuar që Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet që ka me Greqinë.

‘Jemi gati të japim edhe 12 milje të tjera, vetëm të pajtohet Greqia me Turqinë’,- shkruan Sejko në një postim në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat