Lista për zgjedhjet e 25 Prillit, reagon Agron Duka: Po negociojmë për të dalë me ...

Shqipëria

Lista për zgjedhjet e 25 Prillit, reagon Agron Duka: Po negociojmë për të dalë me ...

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:29
Agron Duka

Edhe pse Opozita e Bashkuar nuk ka dalë ende zyrtarisht për të komunikuar formulën sesi do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit, me një apo dy lista, për Kreun e Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka kjo çështje nuk ka më diskutime.

Sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme do të shkohet me dy koalicione, që do t’i përkasin frontit opozitar.

Agron Duka flet edhe për negociatat që partitë aleate po zhvillojnë me Partinë Demokratike. Kreu i PAA-së thotë se i kanë shprehur demokratëve pretendimet e tyre dhe pritet që gjatë ditëve në vijim, PD të mbyllë marrëveshjet me aleatët.

Burimet thonë se pritet që aleatët të mbajnë vendet e tyre në listat shumë emërore për deputet, që kanë pasur në zgjedhjet e vitit 2017-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat