PS do marrë mandat të tretë? Niko Peleshi befason me përgjigjen

Shqipëria

PS do marrë mandat të tretë? Niko Peleshi befason me përgjigjen

Më: 8 janar 2021 Në ora: 23:08
Niko Peleshi

Ministri Niko Peleshi duke folur si drejtues politik i qarkut të Korçës,është shprehur i bindur se PS-ja do të marrë një mandat të tretë. Kjo siguri, shprehet se i buron nga fakti që kjo qeveri i ka mbajtur të gjitha premtimet elektorale.

 "Nuk paragjykoj votën e qytetarëve sepse e thashë që është një sfidë veçanërisht e vështirë, por nuk mund të fsheh edhe faktin që jam pjesë e një force politike dhe në të njëjtën kohë jam optimist.

Nëse nuk do të isha optimist, nuk do të merrja përsipër as detyra politike, as detyra ekzekutive si kjo e ministrit të Mbrojtjes. Dhe nuk është vetëm për mua, nuk është formulë personale, por gjithkush në rast se beson që përmes angazhimit të vet mund të arrijë sukses, merr përsipër edhe përgjegjësinë. Unë jam edhe drejtues politik në një qark të rëndësishëm të vendit, në qarkun e Korçës dhe deri më sot kam folur me optimizëm, kemi arritur rezultate shumë të mira, shpresoj që do të arrijmë rezultate të mira, të cilat nuk janë vetëm, po dal tani te pyetja juaj, nuk janë vetëm rezultat i organizimit, i frymës dhe i punës që partia bën në nivel rajonal apo lokal, por janë edhe rezultat i performancës qeverisëse.

Dhe për të dalë te përgjigjja për pyetjen tuaj: po, unë e besoj edhe qytetarisht që PS-ja, kryeministri Rama, meriton një mandat të tretë. Nuk flasim këtu për perfeksion, nuk flasim për tejkalime si njëherë e një kohë, të ambicieve apo të premtimeve. Flasim për një performancë shumë të mirë të kabinetit qeveritar, për përmbushje të premtimeve elektorale", tha Peleshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat