Haxhimali: Sistemi i menaxhimit të emergjencave dhe fatkeqësive në kolaps

Shqipëria

Haxhimali: Sistemi i menaxhimit të emergjencave dhe fatkeqësive në kolaps

Më: 9 janar 2021 Në ora: 21:25
Agron Haxhimali

Menaxhimi i situatës në vend si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit, ka hapur një debat të gjerë publik.

Drejtori i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali në RTV Ora ka thënë se qytetarët e prekur nga përmbytjet janë goditur rëndë ekonomikisht.

Haxhimali ka shtuar më tej faktin që sistemi i menaxhimit të emergjencave të fatkeqësive është në kolaps.

Haxhimali: Kjo situatë është mjaft problematike. Unë shikoj në sytë e qytetarëve një vajtim, stres të madh, një lodhje e madhe, një humbje e madhe sociale dhe ekonomike. Çdo diskutim tjetër që i kemi bërë gjërat shumë mirë, sistemi i kanalizimeve është bërë shumë mirë, masat i kemi marrë shumë mirë sot, janë propagandë, retorikë, diskurs politik që nuk i shërbejnë askujt. Sot qytetarët në zonat e Lezhës dhe Shkodrës i kanë shtëpitë të përmbytura, janë larguar nga banesat, tokat me të cilat jetojnë, ekonomia e tyre bujqësore për këtë vit është e mbaruar. Blegtoria që është baza ekonomike e qytetarëve që jetojnë në ato zona rurale është copëtuar.

Në këto raste duhet të pranojmë që sistemi ynë i menaxhimit të emergjencave, të fatkeqësive është i kolapsuar. Nuk është aty ku duhet. Përgjegjësitë janë nga te bashkitë te qeveria. Keqardhje që nuk është axhendë politike menaxhimi i brisqeve në vendin tonë, sepse askush nuk e ka mendjen për të bërë politika dhe strategji të qarta. Jemi investuar vetëm në propagandë, për të bërë gjëra të bukura, për të bërë dokumente që nuk zbatohen. Kjo është keqardhje jashtëzakonisht e madhe për situatën sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat