“Qytetarëve duhet t’u kërkojmë falje” Haxhimali: Kemi 30 vite që bëjmë politika

Shqipëria

“Qytetarëve duhet t’u kërkojmë falje” Haxhimali: Kemi 30 vite që bëjmë politika

Më: 9 janar 2021 Në ora: 22:48
Agron Haxhimali

Drejtori i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Agron Haxhimali në RTV Ora ka thënë se autoritetet përgjegjëse duhet ti kërkojnë ndjesë qytetarëve të përmbytur.

Haxhimali ka thënë se për 30 vite me radhë janë bërë politika lokale dhe qendrore në zonat e përmbytura, por situata ka qenë e njëjtë çdo vit.

“Ne jemi zonë me risk të lartë dhe duhet të shpalli një objektiv qeveria për ti dalë njëherë e mirë kësaj çështje përpara. Te ura e Mifolit në Vjosë është e njëjta situatë çdo vit. Ato janë në të drejtë. Unë, kryeministri që foli se është punuar mirë apo jo, nuk kemi të drejtë fare.

Ne duhet ti kërkojmë një falje të fortë atyre qytetarëve që janë përmbytur atje, secili nga ne duke u nisur nga kryeministri i pari, kryetarët e bashkie edhe ne aktorët e tjerë. Kemi 30 vite që shkojmë i mësojmë, i trajnojmë, bëjmë politika lokale dhe qendrore, në fund atij qytetari i përmbytet shtëpia çdo vit”, ka thënë Haxhimali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat