Ministrja e Arsimit mesazh për rifillimin e mësimit në shkolla

Shqipëria

Ministrja e Arsimit mesazh për rifillimin e mësimit në shkolla

Më: 10 janar 2021 Në ora: 10:47
Evis Kushi

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një videomesazh një ditë para rifillimit të mësimit nëpër shkolla.

Në video shfaqen disa nxënës që përcjellin mesazhe sensibilizuese mbi masat anticovid.

 Kushi duke i uruar çdo mësuesi e nxënësi një fillim sa më të mbarë të mësimit, apelon fort që të vijohet me kujdes shumë të lartë.

“Më këtë video ku me shumë dashuri përcillen mesazhet e nxënësve mbi rëndësinë e respektimit të rregullave anti-COVID, uroj çdo nxënës e mësues për një rifillim sa më të mbarë nesër të procesit mësimor dhe apeloj fort që të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm në zbatimin e tyre! Suksese e mbarësi të gjithëve”, shkruan Kushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat