Përmbytjet/ Probleme të mëdha edhe në Dibër

Shqipëria

Përmbytjet/ Probleme të mëdha edhe në Dibër

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:41
Foto Ilustrim

Vijojnë me intensitet të lartë reshjet e shiut në Qarkun e Dibrës. Ditën e sotme janë përmbytur rrugët e lagjes Dobrovë në qytetin e Peshkopisë. Rrejdha uji që vijnë nga përrenj malorë dhe nga varrezat e qytetit kanë mbuluar rrugët. Uji ka vështirësuar kalimin e banorëve dhe të mjeteve.

Situatë e vështirë vazhdon të jetë edhe njësinë Administrative Zall Dardhë dhe Reç pasi prej tre ditësh janë të izoluar nga pjesa tjetër për shkak të daljes së përroit të Lashkizës.

Edhe Lura  është ende e bllokuar pasi përrenjtë malorë kanë kthyer në "liqen" një livadh të madh ku një ditë më parë u mbuluan nga uji dy furgonë pasagjerësh të linjës Lurë - Tiranë.

Prurje masive nga Lumi Mat ka patur edhe në Liqenin e Ulzës dhe atë të Shkopetit. Shkarkimet vazhdojnë por nuk ka informacion se sa janë prurjet në liqen dhe sa janë shkarkimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat