Ndarja e rrugës në dysh në Borsh, denoncon PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

Shqipëria

Ndarja e rrugës në dysh në Borsh, denoncon PD: Pasojë e korrupsionit me oligarkët

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:32
Nada Meçorapaj

Ish- deputetja e Partisë Demokratiike, Nada Meçorapaj foli nga Borshi në segmentin e rrugës së shembur pas reshjeve në zonë.

PD vuri në dukje shqetësimin e banorëve për mungesën e mirëmbajtjes së rrugës.

“Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”, u shpreh ish- deputetja.

Nada Meçorapaj po ashtu solli në vëmendje premtimet e Ramës për rrugë me standarde, por duke iu referuar rrugës së çarë në dysh në Borsh, ajo theksoi se Edi Rama nuk mban asnjë premtim, pasi mendon vetëm për vete dhe oligarkët.

“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin”, tha ish- deputetja Meçorapaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat