Moti i keq në gjithë vendin, meteorologia Bani jep lajmin e mirë kur pritet të ndryshojë situata

Shqipëria

Moti i keq në gjithë vendin, meteorologia Bani jep lajmin e mirë kur pritet të ndryshojë situata

Më: 10 janar 2021 Në ora: 17:36
Adiola Bani

Duke filluar nga mesdita e ditës së nesërmes situata me reshjet e dendura të shiut pritet të qetësohet. 

Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani tregon zonat më problematike ku reshjet do të vijojnë në formë më intensive. Ndërsa ajo tregon dhe përmirësimin e dukshëm pas ditës së mërkurë, edhe pse kjo do shoqërohet me kthjellime por me temperatura shumë të ulëta. 

'Në fakt dita e sotme duke filluar nga orët e mesditës kemi patur shtim të vranësirave në territorin shqiptar duke na sjellë dhe reshje shiu herë pas herë në formë rrebeshi, situata e cila do vijojë sot, por gjatë natës dhe mëngjesi në ditën e hënë do sjellin reshje në territorin shqiptar, ku më të dukshme dhe intensive do jenë në veri dhe në qendër.

Kryesisht zona e Shkodrës e Lëzhës dhe Fushë Kruja, Durrësi do marrë sasi të konsiderueshme të reshjeve, edhe pjesa tjetër e territorit por këtu kemi pasur dhe problematikat më të mëdha, për shkak të reshjeve të rëna.

Presim që të kemi një qetësim të situatës nga nesër në mesditë me pakësim të intensitetit të reshjeve. Përmirësimi i dukshëm pritet pas ditës së mërkurë që do na sjellë më shumë kthjellime më pak reshje të izoluara por temepratura shumë të ulëta.

Kjo do na sjellë dhe përmirësimin e situatës në zonat ku kemi patur problematika për shkak edhe të përmbytjeve nga reshjet e shumta të shiut dhe daljes së lumenjve nga shtrati.'-shprehet meteorologia Bani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat