Moti, pritet përmirësim i kushteve atmosferike në Shqipëri

Shqipëria

Moti, pritet përmirësim i kushteve atmosferike në Shqipëri

Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:19
Hakil Osmani

Ditët në vijim pritet që intensiteti i reshjeve të shiut të pakësohen dhe të kthehen në formën e reshjeve lokale, ndërkohë që Shqipëria mund të preket edhe nga i ftohti që vjen nga veriu i Evropës.

Meteorologu i MeteoAlb Hakil Osmani tha për Euronews Albania se ditët në vijim kushtet atmosferike do të përmirësohen duke i dhënë lehtësi edhe situatës së përmbytjeve që ka përfshirë vendin.

Gazetarja e Euronews Albania, Esmeralda Mulaj e pyeti ekspertin e meteorologjisë për stuhinë “Filomena” në Spanjë dhe nëse është e mundur që prej saj të preket edhe Shqipëria.

Osmani tha se pritshmëritë janë që territori Shqiptar të përfshihet nga masa të ftohta që vijnë nga pjesa veriore të kontinentit duke bërë që zonat malore të shkojnë deri në -10 gradë celsius dhe zonat e ulëta deri në zero gradë.

Për shkak të lagështisë priten reshje dëbore edhe në zonat e ultësirës perëndimore.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë gjithashtu nën kushte të paqëndrueshme atmosferike këtë fillim-jave. Ashtu si në Shqipëri në vijim të javës priten ulje të temperaturave edhe në këto dy shtete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat