Nuk rri dot pa futur Skraparin/ Kryemadhit nuk i vjen mirë kur i përmendin Metën

Shqipëria

Nuk rri dot pa futur Skraparin/ Kryemadhit nuk i vjen mirë kur i përmendin Metën

Më: 11 janar 2021 Në ora: 17:13
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në takimet që po zhvillon me elektoratin, veç akuzave dhe denoncimeve që bën kundër qeverisë dhe shpalosjes së programit të partisë që përfaqëson, i duhet të përballet dhe me faktin se shpeshherë njerëzit ia përmendin Ilir Metën.

Një gjë e tillë i ndodhi edhe në takimin e sotëm të zhvilluar në njësinë numër 7, kur Kryemadhi po denonconte Ramën se nuk është më socialist.

Por banori ia lëshuar batutën e papritur: “Po njerëzit e kanë kuptuar se më socialist është Monika dhe Iliri, se sa Edi Rama, ai është rilindas”.

Kjo nuk i erdhi mirë Kryemadhit e cila iu drejtua: Nuk rrit dot pa përmendur Skraparin. Ndërsa qytetari ia ktheu se “po flas nga krijimi i partisë dhe deri tani”.

Kryemadhi ka komentuar situatën e përmbytjeve në vend duke kërkuar nga autoritetet se çfarë masash janë marrë pas alarmit se stuhia e frikshme Filomena mund të godasë Shqipërinë në ditët në vijim.

“Kjo papërgjegjshmëri është një arrogancë. Unë dje isha në Laç. Reshjet kanë bërë punën e vet por përmbytjet kanë ardhur si rezultat i mosmenaxhimit të digave. Ai nuk e hap digën edhe pse është njoftuar se do ketë reshje të mëdha. Sa e përgatitur është zinxhiri pas alarmit për stuhinë filomena”, u shpreh Kryemadhi.

Ajo u shpreh se vaksina më e mirë për të kaluar këtë situatë është 25 prilli duke theksuar se opozita po shkon drejt unifikimit me dy ushtri të përgatitura që do i japin qytetarëve shqiptarë mundësi për të zgjedhur.


“Vaksina më e mirë e gjithë kësaj është 25 prilli. Ajo që mendoj unë është se shumë shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Ka dhe shumë socialistë që e do e kenë të pamundur ta çojnë votën te rilindja. Duhet të shkojnë dhe të votojnë. Opozita po shkon drejt unifikimit me dy ushtri të përgatitura që japin mundësi për të zgjedhur”, shtoi kryetarja e LSI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat