Pas përmbytjeve të fundit, moti ‘surprizon’ përsëri nga 13 janari

Shqipëria

Pas përmbytjeve të fundit, moti ‘surprizon’ përsëri nga 13 janari

Më: 11 janar 2021 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Situata e ditëve të me reshjet e dendura la pas një situatë të rënduar. Gjithsesi rreshjet e dendura duket se kanë marrë fund duke i dhënë mundësi autoriteteve që të ndërhyjnë për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Megjithatë pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Sipas parashikimit të Meteoalb edhe gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat