Largimi si drejtues politik/ Bushati: Vendim i padrejtë!

Shqipëria

Largimi si drejtues politik/ Bushati: Vendim i padrejtë!

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:02
Edi Rama

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e konsideroi një vendim të padrejtë që e ka lënë të pakënaqur largimin e tij si drejtues politik i Partisë Socialiste në Shkodër.

Duke folur në emisionin “Real Story” në News24 Bushati tha se misioni i tij në PS e Shkodrës ka përfunduar. Ndër të tjera ai tha: “e kam pasur të vështirë të gëlltis bashkëpunimin me elementë që për mua janë të papërshtatshëm për të qenë në skenën politike”.

“Shkodra për mua është më shumë se sa përfaqësim, është emocion, për shkak të origjinës, për shkak të traditës familjare. Kur kryesia e PS më ka deleguar që të jem drejtues politik për Shkodrën në 2016 jam përpjekur bashkë me ekipin të bëj më të mirën.

Mund të them me krenari që rezultati në 2017 në Shkodër është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Shkodër në 30 vite. E dini të gjithë trajektoren time në Shkodër, i kam bërë dhe publike jo vetëm brenda PS. E kam pasur të vështirë të gëlltis bashkëpunimin me elementë që për mua janë të papërshtatshëm për të qenë në skenën politike. Unë flas për fenomene.

Në korrikun e vitit të kaluar në asamblenë kombëtare kryetari i partisë deklaroi largimin tim nga drejtimi i qarkut në Shkodër dhe nga ai moment kam vazhduar t’i mbaj lidhjet me njerëzit siç i mbaj dhe me zonën ku jemi këtu, sepse kam qenë deputet për dy mandate. Besoj se e kam të përfunduar misionin me PS në Shkodër, kam respektuar këtë vendim.

Natyrisht, nuk kam qenë i kënaqur me nga ky vendim, mendoj që ka qenë një vendim i padrejtë. Sot kemi një realitet të ri në Shkodër, ka një drejtues që është Ilir Beqja, gjithashtu me të cilin kam bërë një rrugë të gjatë në politikë, i uroj sukses për PS për ekipin atje. Sa i përket ku do jemi, si do jem. Unë vij nga shoqëria civile. Jam përpjekur për t’i trajtuar disa shqetësime të miat që i kam hasur në aktivitetin tim në PS”, deklaroi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat