Panariti kundër Berishës për masakrën urbane: Edhe Enveri e ndalonte me ligj banimin rreth hidrocentraleve

Shqipëria

Panariti kundër Berishës për masakrën urbane: Edhe Enveri e ndalonte me ligj banimin rreth hidrocentraleve

Më: 11 janar 2021 Në ora: 23:36
Edmond Panariti

Teksa fliste për situatën e përmbytjeve, Edmond Panariti deklaroi në “Quo Vadis” se zonat më të kërcënuara nga përmbytjet janë Lezha, Shkodra dhe përreth lumit Vjosa.

Ai theksoi se është e nevojshme që të krijohet një plan i mirëmenduar, në mënyrë që këto situata të përsërituar të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme.

“Shqipëria është e populluar kudo. Ultësira e Lezhës dhe e Shkodrës, por edhe buzë lumit Vjosë, janë të riskuara dhe kërkojnë një zgjidhje; duhet të mbrohen nga uji.

Kërkohet një zgjidhje e qëndrueshme. Kërkohet një studim. Ndërhyrjet në diga, argjinaturat, duhen shoqëruar me largimin e bizneseve në kohë.

Diktatori Enver Hoxha ndalonte me ligj që zonat poshtë hidrocentraleve të ishin të banuara, pasi banorët rrezikoheshin. Nuk është cështje për të bërë politik, duhet të jetë një sistem integral.”

Ne te vertete aktori kryesor i maskres urbane dhe ndertimeve pa kriter ne te gjithe vendin ehste sih kryeministri Sali Berisha, aktualisht aleati kryesor i Ilir Metes, Presidentit! Mbetet mister nese keshilltari i tij ka folur me koken e vet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat