Rama poston nga Vlora: Ka ikur koha e përmbytjeve

Shqipëria

Rama poston nga Vlora: Ka ikur koha e përmbytjeve

Më: 12 janar 2021 Në ora: 08:33
Foto

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur me anë të një video ku shihet rruga në zonën turistike të Vlorës.

Në këtë video shikohen përmbytjet e disa viteve më parë pas reshjeve të dendura të shiut, ndërsa në pjesën e dytë të saj shihet i njëjti vend por pa përmbytje.

Postimi i plotë:

“MIRËMËNGJES

dhe me këto pamje nga e njëjta rrugë në zonën historike të Vlorës, marrë nga i njëjti kënd pas të njëjtave reshje shiu, duke u thënë të gjithë atyre që përqeshnin këto ditë “përmbytjen” e Vlorës (apo në përgjithësi atyre që s’e bëjnë dot dallimin mes të sotmes e të djeshmes kur bie shi), se është koha për ta freskuar pak kujtesën, si edhe duke i garantuar të gjithë se edhe në këtë drejtim, më e keqja ka ikur ka kohë pas krahëve tona dhe më të mirën e kemi të gjithën përpara (e do ta arrimë me edhe më shumë punë akoma), ju uroj një ditë të mbarë ” shkruan Kryeministri Edi Rama.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat