Detaje të reja nga hetimi i vrasjes së Klodian Rashës/ Prokuroria: Do zbulojmë nëse Nevaldo Hajdaraj njihej me viktimën

Shqipëria

Detaje të reja nga hetimi i vrasjes së Klodian Rashës/ Prokuroria: Do zbulojmë nëse Nevaldo Hajdaraj njihej me viktimën

Më: 12 janar 2021 Në ora: 12:21
Autori Nevaldo Hajdaraj dhe viktima Klodian Rasha

Prokuroria e Tiranës do të kryejë edhe një verifikim të fundit për të zbuluar zbardhjen e motivit të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj dhe për të hedhur dritë nëse ata njiheshin më parë apo jo.

Sipas dosjes së vrasjes së Klodian Rrashës, në orët e fundit të këtij hetimi,çështja është në fazën e zbulueshmerisë së motivit.

Prokuroria ka marrë indicie se viktima dhe polici Nevaldo Hajdaraj njiheshin me njëri-tjetrin. Prokuroria do të pyesë shokë të viktimës për të mësuar shkakun dhe motivin e vrasjes.

Njohjen me Klodian Rrashën, Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasje me dashje e ka mohuar gjatë dhënies së dëshmisë.

Kualifikimi i kësaj akuze kërkon motivin apo shkakun e vrasjes. Verifikimi nëse kishin njohje apo jo është veprimi i fundit hetimor përpara se t’i dorëzohet gjykatës. Ndërkohë familjarët e Rashës kane marrë avokat për të monitoruar procesin hetimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat