Këlliçi: Dhe kosit ia shikojmë prodhuesin e skadencën, kurse për vaksinën Rama s'tregon!

Shqipëria

Këlliçi: Dhe kosit ia shikojmë prodhuesin e skadencën, kurse për vaksinën Rama s'tregon!

Më: 12 janar 2021 Në ora: 15:28
Belind Këlliçi

"Blejmë një shishe kos dhe para se ta konsumojmë shikojmë ku është prodhuar dhe datën e skadencës. Për vaksinën e rëndësishme anti-Covid, kryeministri Rama, nuk jep asnjë informacion se nga vjen, kush e prodhon, a është e çertifikuar apo jo dhe cilat janë efektet anësore." Kështu gjykon Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, në një mesazh të publikuar të martë në Fb.

"Informacion i domosdoshëm për të gjitha barnat! Është detyrim ligjor të informosh qytetarët dhe të bësh transparencë të plotë! - thekson Këlliçi. - Ç'janë këto surpriza anonime?!
Këtu bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë e shtetasve shqiptarë! Në vendet e tjera, të parët që vaksinohen janë të moshuarit, sepse ata janë më të rrezikuar.

"Falë punës së mediave u bë e ditur prejardhja e vaksinave, - vazhdoi kreu i FRPD-së lidhur me misterin që e shoqëroi Kryeministri, ardhjen e vaksinës në Shqipëri. -  Vendi nga ku janë nisur vaksinat është Gjermania ndërsa është e paqartë nëse dërguesi është vetë kompania Pfizer apo një autoritet gjerman. Autoritetet shqiptare e kanë marrë falas kutinë me 975 doza dhe kanë paguar vetëm 1 euro si tarifë për të tërhequr “porosinë”.

Si mund të nisësh një proces vaksinimi pa informuar shqiptarët për prejardhjen dhe efektet anësore të vaksinës?! Qofshi ju që jeni! Zoti i ndihmoftë shqiptarët!" ka përfunduar Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat