Rama vizitë blic në Vlorë, zbulohet arsyeja

Shqipëria

Rama vizitë blic në Vlorë, zbulohet arsyeja

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:44
Edi Rama

Gjatë ditës së sotme Kryeministri Edi Rama ka vizituar Fierin, ku inspektuan zonën ku do të ndërtohet spitali nga Turqia, sipas marrëveshjes së fundit.

Por pas kësaj, Rama është parë në Vlorë së bashku me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.

Bëhet me dije se Rama ka bërë vizitë Blic në Vlorë për të parë sesi është situata e përmbytjes në këtë qytet dhe nëse drejtuesit vendor kanë marrë masat.

Kryeministri ka takuar kreun e Prefekturës së Vlorës, Flamur Memaj, dhe është informuar për situatën.

Kujtojmë që në Fier Rama ishte së bashku me përfaqësues turk, ku u diskutua në lidhje me spitalin që do të ndërtohet nga qeveria turke dhe do të kushtojë 60-70 milion euro.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat