Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Shqipëria

Përmbytjet / Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar, kemi dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë

Më: 12 janar 2021 Në ora: 20:36
Milva Ekonomi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi thotë se gjatë ditës së sotme ka qenë në Vlorë, Shkodër dhe Lezhë për të parë situatën e krijua nga përmbytjet. Ministrja tha se parë nga afër dhe situatën në  Obot të Shkodrës që është dhe zona më e prekur, ku tha ajo janë shpërndarë ndihma për familje dhe bagëtitë.

Ekonomi në intervistën për Euronews Albania bëri me dije se është dërguar ushqim për bagëtitë të mjaftueshme për dy javë ndërkohë që gjithashtu janë shpërndarë dhe 300 pako me ndihma për 300 familje e Obotit.

Ministrja foli për një përmirësim të situatës në orët e fundit, ndërkohë që theksoi se nuk mund të flitet ende për një bilanc mbi dëmet e shkaktuar pa tërheqjen e ujit plotësisht. Nga ana tjetër, Ekonomi theksoi se “të gjithë ujërat e lumenjve janë brenda shtratit”.

“Për sa i takon kulturave drufrutore, për sa i takon mbjelljeve të grurit apo edhe të jonxhës, sasie e reshjeve që ka rënë deri tani dhe dalja e ujit në sipërfaqe nuk janë të dëmshme për kulturat, përkundrazi i ndihmojnë ato për të pasur dhe vegjetacion më të shpeshtë”, u shpreh Ekonomi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat