Presim 1.6 milionë vaksina/ Bino bën llogaritë: 450 mijë doza vijnë në mars

Shqipëria

Presim 1.6 milionë vaksina/ Bino bën llogaritë: 450 mijë doza vijnë në mars

Më: 12 janar 2021 Në ora: 23:21
Silva Bino

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, tha se deri në fund të shkurtit, në Shqipëri do të kenë ardhur më shumë se 450 mijë vaksina.

E ftuar në “Opinion”, duke shpjeguar fazat se si kjo vaksinë do të mbërrijë në vend, Bino tha se pjesa e parë prej 10 mijë dozave do të vijë në javën e tretë të janarit, më pas në shkurt do të vijnë 30 mijë doza dhe në fund të shkurtit apo fillim të marsit, do të vijnë gradualisht 450 mijë doza.

“Kemi marrëveshje me Pfizer dhe Covax. Covax ka një kontratë me Pfizer dhe ne do të marrim një pjesë nga Covax, përpara marsit.

Sipas marrëveshjeve kemi 1.6 milionë vaksina për të vaksinuar 800 mijë veta. Shqipëria ka kapacitetet për të vaksinuar deri në fund të vitit të gjithë grupet e popullatës”, u shpreh Bino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat