Abedin Oruçi me 12 vetë kanosi me armë policët dhe iku, zbardhet ngjarja e Kukësit

Shqipëria

Abedin Oruçi me 12 vetë kanosi me armë policët dhe iku, zbardhet ngjarja e Kukësit

Më: 13 janar 2021 Në ora: 09:13
Abedin Oruçi

12 persona kanë ndihmuar ish-kreun e këshillit të qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi të shpëtojë nga duart e policisë dje.

Policia ka zhvilluar një operacion për kapjen e Oruçit që më herët ishte shpallur në kërkim. Në momentin që efektivët kanë hyrë në lokalin në pronësi të Oruçit kanë hasur barrierën e të afërmve të tij.

Mësohet se personat në fjalë janë konfliktuar me fizikisht me efektivët.

Duke përfituar nga ky fakt dhe duke i kanosur me armë zjarri punonjësit e Policisë, Oruçi ka mundur të largohet.

Si pasojë policia ka arrestuar 6 persona (të afërm të Oruçit), nën akuzën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

“E. O., 32 vjeç, G. O., 34 vjeç, B. M., 35 vjeç, E. M., 18 vjeç, Z. Sh., 19 vjeç dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës””, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq janë proceduar edhe 5 persona të tjerë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

“R. S., 22 vjeç, A. S., 18 vjeç, G. O., 50 vjeç, I. O., 28 vjeç dhe R. S., 21 vjeç, banues në fshatin Mamez dhe në Kukës”, njofton policia.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim policor shtetasit Abedin Oruçi, 54 vjeç dhe  P. O., 46 vjeç, banues në Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat