Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri! 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë marrin dozat e para të ‘Pfizer’

Shqipëria

Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri! 78 mjekë, infermierë dhe epidemiologë marrin dozat e para të ‘Pfizer’

Më: 13 janar 2021 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Mjekët, infermierët dhe epidemiologët do të marrin 78 dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’ ditën e sotme. Vaksinimi i cili ka nisur prej tre ditësh në ambientet e Air-Albania do të zgjasë derisa të vaksinohen bluzat e bardha e më pas kategoria e të moshuarve.

Mjekja, Mira Rakacolli është shprehur se deri më tani asnjë nga pacientët që ka marrë dozat e vakisinës ‘Pfizer’ nuk ka shfaqur asnjë reaksion apo alergji.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre. Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat