Konflikti për ndërtimin e pallatit në zonën e ish-parkut/ Rrëfimi i banores: Vajzat dhe nëna ime ishin te hyrja e shkallëve, i shpëtuan plumbave për një fije

Shqipëria

Konflikti për ndërtimin e pallatit në zonën e ish-parkut/ Rrëfimi i banores: Vajzat dhe nëna ime ishin te hyrja e shkallëve, i shpëtuan plumbave për një fije

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:42
Emisioni

Nga konflikti i sotëm pronari Sino Llanaj u plagos me armë zjarri dhe një kalimtar ka marrë një “plumb qorr”. Një banore tregoi më shumë për ngjarjen.

Sino Llanaj dhe Albert Allmuçaj janë ortakë në ndërtimin prej 60 mijë metra katrorë në rrugën ‘Ndre Mjeda”. Por mes tyre ka pasur konflikte të herë pas hershme që sot për pasojë u plagos Sino Llanaj.

Nga ky konflikt rrezikojnë të mbeten jashtë 120 banorë të rezidencës. Avokatja e Albert Allmuçaj deklaroi se pallati është i papërfunduar dhe aty nuk jetojnë banorë.

Por në një lidhje telefonike për “Shqipëria live”, një banore tha se aty ka shumë banorë. “Unë vetë jetoj aty me qira. Ka edhe shumë të tjerë. Gjatë momentit që ndodhi ngjarja unë isha në hyrjen time, ndërsa mami im me vajzat ishte jashtë dhe shpëtoi për mrekulli nga plumbat. Unë kam blerë dy apartamente që sipas kontratës do të mbaronin në tetor 2019, por punimet u ndërprenë për një kohë të gjatë për shkak të konfliktit midis ortakëve”.

Ndërkohë, avokatët e të dy ortakëve thonë që kjo ngjarje mund të parandalohej sepse institucionet kishin informacione “por nuk bënë asgjë“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat