Sherri nisi për borxhin/ Policia skicon autorin e vrasjes së shqiptarit në Greqi, 50-vjeçari në kërkim

Shqipëria

Sherri nisi për borxhin/ Policia skicon autorin e vrasjes së shqiptarit në Greqi, 50-vjeçari në kërkim

Më: 13 janar 2021 Në ora: 14:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Greqi ku ngeli i vrarë Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemt e tij. Policia ka siguruar kamerat e sigurisë së zonës dhe po heton për të identifikuar autorët e vrasjes, të cilët shkaktuan panik në sheshin e Agios Sostis.

Sipas informacionit nga media greke MEGA, policia ka skicuar profilin e autorit të krimit. Ky është një burrë rreth 50 vjeç, një banor i Petralona.

Sulmi me armë ndodhi para dy netësh në Athinë të Greqisë, ku mbeti i vdekur Edmond Llangozi dhe u plagosën 2 djemtë e tij së bashku me një kamariere. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 pasdite, kur pesë persona filluan të ndiqnin dy vëllezërit.

Mediat greke bëjnë me dije se ata hynë brenda lokalit ku ndodhej edhe babai, ndërsa autorët i ndoqën dhe filluan ti godisnin me tytat e armëve që mbanin në duar. Kur po dilnin, qëlluan me armë babain, dhe dy vëllezërit, të cilët ndodhen aktualisht në gjendje kritike. Për pasojë, nga 8 gëzhoja që u gjetën në vendin e ngjarjes, vdiq në vend babai, i cili doli përpara djemve për ti mbrojtur.

Ngjarja mësohet se ka nisur për para të marra borxh. Dy vëllezërit i kishin kërkuar para autorit të krimit, mirëpo këta kishin refuzuar që t’ia kthenin mbrapsht. Autori i krimit shkoi në zonën ku po qëndronin shqiptarët së bashku me të atin për ti kërkuar para që besohet se vinin nga një aktivitet i paligjshëm. Shqiptarët nuk pranuan ti dorëzonin parë e për pasojë nisi shkëmbimi i plumbave.

Në ato momente i ati, Edmondi i doli përpara plumbave për të mbrojtur fëmijët, veprim që rezultoi fatal për të. Dy djemtë, Angjelo dhe Mihal gjithashtu u plagosën dhe mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Ndërkohë që e plagosur lehtë, është punonjësja e kafenesë dhe një grua, e cila po kalonte në vendin dhe kohën e gabuar, pa pasur lidhje me ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat