Pellgje me ujë dhe baltë, banorët e lagjes në Berat ankohen për rrugën: Kalohet me çizme

Shqipëria

Pellgje me ujë dhe baltë, banorët e lagjes në Berat ankohen për rrugën: Kalohet me çizme

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:12
Berat

Pellgjet e mbushura me ujë, balta dhe mbeturinat e bëjnë rrugën në lagjen periferike të Beratit të pakalueshme.

”Rrugën e kemi shumë keq si e shikoni gjendjen vetë nuk kalohet o babam edhe fshati e ka rrugën më të mirë jo qyteti”, shprehet një nga banorët e kësaj zone.

Sa herë që bie shi, për shkak të gropave të mëdha rruga mund të kalohet vetëm me çizme.

”Është gjynah, nëpër baltë këtu të kesh çizme të dalësh’‘, thotë një nga banor tjetër.

”Edhe këtu të dalësh me çizme se këpuca nuk reziston këtu, tani të na hedhin ndonjë dorë ata, të na bëjnë ndonjë diçka”, thotë banori.

Banorët thonë, se ata janë harruar nga Bashkia Berat, e cila drejtohet nga Ervin Demo.

”Prandaj të na shikojnë një çikë këtej të na hedhin një sy na kanë lënë mbrapa. Këtu të bjeri shi nuk del as fëmija bie fëmija në baltë”, shton ai.

Pushtetarët shkojnë aty vetëm për vota, dhe më pas e lënë i lënë në harresë këta banorë.

”Kur vijnë votat, vijnë me vrap ata s’na japin gjë”, shprehet një banor tjetër.

Janë rreth 300 familje, që vuajnë mungesën e investimeve në këtë lagje, ndërsa kërkohet një ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e rrugës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat