Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke

Shqipëria

Shqipëria nën ujë/ Këlliçi rikujton vitin 2004: Kryeministri harbohej në buzuqe greke

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:24
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi thotë se në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen.

Sipas Këlliçit,  mentaliteti i qeverisë ka ngelur në vitin 2004 duke kujtuar se edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist
harbohej në buzuqe greke.

“Në vendet e BE, nëse ministri i infrastrukturës do të filmohej duke ngrënë biftek 1000$, ndërkohë që vendi i tij përmbytej me dy ditë shi, shkarkimi do të ishte në tavolinë të nesërmen. Në mos shkarkimi i menjëhershëm, dorëheqja do të ishte e padiskutuar.

Po kjo ndodh me individët politikë që kanë vetëdije qytetare, mendësi politike europiane dhe mbi të gjitha, kur në fokus kanë qytetarët. Na kanë kthyer pas në kohë. Mentaliteti i kësaj qeverie ka ngelur në vitin 2004. Edhe atëherë shqiptarët ishin në ujë dhe kryeministri socialist harbohej në buzuqe greke. Duhet seriozitet! Duhet punë konkrete! Duhet ndryshim!”, shkruan Këlliçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat