Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

Shqipëria

Topalli: E gatshme të bashkoj votat me opozitën, por pa Bashën kryeministër

Më: 13 janar 2021 Në ora: 15:48
Jozefina Topalli

Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka treguar alternativën që ka partia që ajo drejton për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë një interviste për “A2”, Topalli u shpreh ajo është kundër tre kryetarëve të koruptuar siç i quan ajo, duke treguar edhe kushtin e vetëm që ka për koalicion me PD.

Sipas Topallit, një bashkëpunim i tillë është i mundur vetëm nëse largohet Lulzim Basha nga drejtimi i PD. E pyetur nëse ka një emër potencial për të zëvendësuar Bashën, Topalli tha se më shumë sesa një emër e rëndësishme është parimi që duhet të ketë një individ dhe të jetë i pakorruptuar.

“Ato kanë mundësi që të votojnë alternativat e tre personave. Unë janë kundër të gjithëve sepse ata kanë pushtet, oligarki para dhe të gjitha. Nëse shqiptarët janë të mërzitur dhe nuk gjejnë një dritë në fund të tunelit është të votojnë kundër tyre. Unë nuk dua një ’97 tjetër. Unë po kritikoj lidershipin jo te demokrattët, as ata që besojnë tek sigla.

Unë jam demokrate. Me njerëzit që më rrethojnë nuk janë të gjithë demokrat por janë shqiptarë. Unë jam e gatshme të bashkoj votat me PD me një kusht, Lulzim Basha nuk do jetë kryeministër, të zgjidhet nje tjetër emër që të jetë i pakoruptuar.

Basha nuk e lëshon karigen sido që të vijë situata. Presioni i shqiptarëve mund të jetë shumë i fortë dhëe t’i japim një qeverisje ndryshe. Nuk kam emër po kam parim. Duket e thjeshtë por është e rëndësishme”, u shpreh Topalli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat