Mediu: Është ngritur një grup negociator, brenda javës merret vendimi

Shqipëria

Mediu: Është ngritur një grup negociator, brenda javës merret vendimi

Më: 13 janar 2021 Në ora: 16:12
Fatmir Mediu

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu reagoi pasditen e sotme ku foli për ngërçin që është krijuar me partisë që ai drejton dhe Partisë Demokratike.

Gjatë një interviste për “Top Talk” Mediu u shpreh optimist se do të marrë vota edhe po të dal i vetëm, duke shtuar se për të arritur në një bashkëbisedim me Bashën është ngritur një grup negociator, dhe brenda kësaj jave do të dilet me një vendim.

“Është një grup negociator në PD që janë Paloka, Bardhi dhe Harushaj kanë nisur takimet dhe brenda kësaj jave do kemi një përgjigje.

Ka ardhur pika që PR duhet të ketë kandidatët e saj ose nëse dalim më vete do shohim si do dalim si pr. Marëdhëniet nuk janë mes Bashës dhe Mediut, por mes PR dhe PD. PD paraqiti qëndrimet e saj, PR qëndrimet e saj.

Kandidatët të konceptohen si kandidatë të koalicionit dhe të maksimalizuar votën për të gjithë opozitën.

PD ka një projeksion dhe një rezultat për të ardhmen, të njëjtën gjë ka edhe PR. Koeficenti i PR në Tiranë është dy mandate. Pra nuk po ja kqërkon njeri PD, por janë mandate vetëm, të PR. Nëse në 2005 PR bëri koalicion me PD dhe gjysma e kandidatëve ishte e republikanëve, duhet të ketë një raport politik”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat