Mediu tregon nëse do lidhë koalicion me Ramën

Shqipëria

Mediu tregon nëse do lidhë koalicion me Ramën

Më: 13 janar 2021 Në ora: 21:35
Fatmir Mediu

Lajmi i ditës së sotme ka qenë largimi i Partisë Republikane të Fatmir Mediut nga lista e Bashës dhe dalja në një listë më vete.

Duke marrë shkas nga ky vendim, Mediu është pyetur mbrëmjen e sotme nëse do të bëjë koalicion me Partinë SOcialiste.

Ai tha në emisionin “Real Story” se nuk do të ketë asnjë marrëveshje me të majtën.

“Partia Republikane nuk do të bëjë marrëveshje me të majtën. S’e kemi bërë për 30 vite, nuk do ta bëjmë tani”, u shpreh kreu i PR-së.

Më tej ai theksoi se: “Partia Republikane i ka paraqitur pretendimet e saj grupit negociator të Partisë Demokratike. Ne e kemi të qartë se si duhet të jetë marrëdhënia e koalicionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat