Plagosja e biznesmenit në Tiranë, arrestohen 5 persona

Shqipëria

Plagosja e biznesmenit në Tiranë, arrestohen 5 persona

Më: 14 janar 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Konflikti fizik mes dy pronarëve të një objekti në ndërtim në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të biznesmenit 42-vjeçar Sino Llanaj.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 5 persona dhe mes personave të ndaluar është edhe biznesmeni Albert Allmuça.

Gjithashtu mësohet se policia ka identifikuar edhe personin që qëlloi me armë, i cili është shpallur në kërkim.

Tiranë/Informacion

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Ndre Mjeda”.

Vihen në pranga 5 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një sasi municioni, një armë e ftohtë dhe 5 aparate celular.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat