Temperaturat deri në -8 gradë në Tropojë, elektriçistët në shtylla për të rikthyer energjinë

Shqipëria

Temperaturat deri në -8 gradë në Tropojë, elektriçistët në shtylla për të rikthyer energjinë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 12:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Tropoja është përfshirë nga temperature të ftohta që kanë arritur deri në -8 gradë në zona më të thella dhe në – 5 gradë në qytet.

Nga 14 fshatra pa energji elektrike kane ngelur pesë. Po punohet për të kthyer energjinë elektrike brenda dy ditësh.

Ndërkohë akulli dhe dëbota kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje, pemtari dhe në linjat elektrike.

“Gjëndja është shumë e rëndë nga akulli e bora. Do bëjmë çmos ti japim dritë të paktën gjysmës së Valbonës. Do vazhdojmë të punojmë deri në orët e vona të kthejmë energjinë” thotë një elektriçist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat