“Me 31 tetor kalova natën me Redjan Rrajën”/ Modelja “dorëzohet” para SPAK: Isha në banesë kur...

Shqipëria

“Me 31 tetor kalova natën me Redjan Rrajën”/ Modelja “dorëzohet” para SPAK: Isha në banesë kur...

Më: 14 janar 2021 Në ora: 15:26
Redjan Rraja, Kejvina Kthjella

Dosja e SPAK në lidhje me përgjimet për atentatin e prokurorit Arjan Ndoja ka pasur brenda shumë dëshmi që kanë lidhje me protagonistët e ngjarjes.

Një prej tyre është dhe modelja e njohur, Kejvina Kthjella, e cila është shprehur se një natë më parë ka qenë në banesën e Redjan Rrajës.

Kthjella ka treguar se me datën 31 të muajit tetor të 2019-ës, ka qenë në banesën e Redjanit aty ku qëndruar natën dhe të nesërmen në mëngjes ka shkuar për punë. Ajo ka treguar më tej se ka pasur komunikim me të gjatë gjithë ditës e se Rraja i kishte thënë se do shkonte në Durrës me disa miq të tij.

Ndërsa me datë 2 Redjani i ka thënë Kejvinës se ndodhej jashtë vendit. Komunikimi mes tyre ka vijuar dhe me datë 3 me anë të telefonit.

Dëshmia e Kejvina Kthjellës

“… Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani. Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjeshtë kemi bërë bisedë normale. Unë komunikoj nëpërmjet telefonit tim, me numër 06924 XXXXX, Redjani disponon numrin e telefonit 06920 XXXXX”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat