‘79% e studentëve duan të emigrojnë’/ Këlliçi apel Ramës

Shqipëria

‘79% e studentëve duan të emigrojnë’/ Këlliçi apel Ramës

Më: 14 janar 2021 Në ora: 17:14
Edi Rama

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka publikuar anketën alarmuese, ku ‘79% e studentëve me moshë mesatare 22 vjeç duan të emigrojnë’.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi ka theksuar se ‘rezultatet e anketës me 1650 studentë u prezantuan tek Presidenti i Republikës nga eksperti i çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi’.

Duke iu kthyer pretendimeve të Ramës se ka hapur 280 mijë vende pune më shumë se në vitin 2013, kreu i FRPD-së ka renditur një së sërë dështimesh dhe skandalesh të qëverisë, ku sipas tij ‘të rinjtë duan ndryshim dhe ndryshim do të ketë’.

Postimi i plotë 

79% e studentëve me moshë mesatare 22 vjeç duan të emigrojnë!

79.4% e studenteve femra dhe 78.1% e studentëve meshkuj duan të largohen nga Shqipëria!

Rezultatet e anketës me 1650 studentë u prezantuan tek Presidenti i Republikës nga eksperti i çështjeve demografike, Ilir Gëdeshi.

Në një studim tjetër të botuar në 2018, Gëdeshi tha treguesi i emigrimit potencial nga Shqipëria kulmonte në moshat 27-30 vjeç (71.2%) dhe se dëshironin më shumë të emigronin ata që kishin arsim universitar.

Një vrojtim i realizuar në vitin 2018 tregoi se gjatë 5 viteve të fundit rreth 13% e stafit mjekësor kishte emigruar nga Shqipëria dhe se numri i atyre që emigrojnë çdo vit është i barabartë ose më i madh se sa numri i mjekëve të rinj që diplomohen në Universitetin e Mjekësisë.

Qeveria Rama pretendon se ka hapur 280 mijë vende pune më shumë se në vitin 2013. Ku janë?

Kush i ka parë të njoftojë studentët.  

Kjo nuk është Shqipëria që duam! Kjo është Shqipëria që do Rama.

Shqipëria që duam nuk i largon studentët.

Shqipëria që duam ofron punë në Shqipëri.

Shqipërisë që duam i hapen negociatat me BE.

Në Shqipërinë që duam, polici nuk të vret me plumb pas koke.

Në Shqipërinë që duam, ministrat janë në krye të detyrës, jo duke shqyer bifteqe 1000 dollarë në Dubai.

Në Shqipërinë që duam, studentët nuk etiketohen si "halabakë" e "rrugeçër".

Shqipëria që duam ka gjykatë të lartë dhe kushtetuese.

Shqipëria që duam nuk humbet qindra miliona euro nëpër gjyqe, por i investon ato para në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Duam ndryshim dhe ndryshim do të ketë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat