Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar këtë të enjte mbledhjen e parë me përzgjedhjen me sjhort nga Presidenti i rerpouvblikës për të ushtruar kompetencat dhe detyrimet kushtetuese dhe ligjore pëër vitin 2021.
Në rend të ditës ishte konstituimi I KED me përbërjen e re.
Tashmë pjesë e këtuij institucioni do të jenë:
1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese
2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese
3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë
4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme
5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit
6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit
7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative
Dhe anëtarë zëvendësues:
1.Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese
2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë
3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme
4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit
5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative
KED vlerësoi se me konstituimin e tij, menjëherë duhet të angazhohet për të përmbushur të gjitha kompetencat dhe detyrimet që i ngarkon Kushtetuta dhe ligji, të cilat janë unike dhe të pazëvendësueshme lidhur me verifikimin, vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për pozicionet vaktante për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Në vijim të mbledhjes, në zbatim të rendit të ditës, Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021.
Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021.
Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit.